(VIDEO) Prezantimi i lezetshëm i Florianës, Miss Shqipëria

Siç dihet, Floriana Garo është zgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në “Miss World 2012?. Konkursi bukurisë është programuar të zhvillohet në Ordos të Mongolisë më 18 gusht 2012.

E përveç prezantimit të bërë përmes dhjetëra fotove nëpër internet dhe biografisë së detajuar të bukuroshes shqiptare të rritur në SHBA, siç raporton portali vipat, në Youtube është publikuar edhe një video, ku ajo prezanton veten për ata që s’kanë pasur mundësinë ta “njohin” më parë.

Videos në çdo moment i shtohen klikimet, deri më tani ka rreth 6000, arritje që nuk duket pak duke pasur parasysh se është hedhur në internet vetëm prej pak ditësh./koha.net

Lajme të ngjashme

Back to top button