Presidenti Ivanov kërcënoi Bashkimin Evropian

Në emër të qytetarëve të Maqedonisë, nuk do të pranoj raporte për Republikën e Maqedonisë të cilat nuk i përfshijnë përcaktimet tona të identitetit. Unë si president i Maqedonisë insistoj të na drejtohen me respekt në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe me principet e pranuara ndërkombëtarisht, principe për të cilat nuk bëhet kompromis. Kështu porositi presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov nga “Meçkin Kamen” me rastin e shënimit të 109 vjetorit të Ilindenit.

Reagimi i tij është si mesazh ndaj Komisionit Evropian e cila në raportet e fundit për përparimin e Maqedonisë e ka fshirë termin “gjuhë maqedonase”.

Presidenti në këtë kontekst e ka përmendur dhe vizitën e Sekretarit gjeneral të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon i cili në Ohër ka thënë se “Asnjëherë mos pranoni kompromis kur behet fjalë për principet e juaja. Principet e pranuara univerzalisht . Unë asnjëherë nuk pranoj kompromisin kur bëhet fjalë për të drejtat themelore të njeriut” .

“Nuk do të përkulemi para bllokadave dhe kushtëzimeve jo-parimore, por do të vazhdojmë rrugën drejt arritjes së qëllimit tonë, anëtarësimin e vendit në strukturat euro-atlantike” ka thënë mes tjerash Ivanov./

Lajme të ngjashme

Back to top button