Casper Smart befason J-Lo për ditëlindjen e saj

Jennifer Lopez është qerasur me një ndejë luksoze në një jahtë nga i dashuri i saj Casper Smart. Aktorja mbushi 43 vjet të martën, dhe ka shijuar një festë befasuese të organizuar nga i dashuri i saj 25-vjeçar dhe menaxheri i saj Benny Medina, me miq dhe familjarë të afërt të ftuar.

“Ajo ishte aq e befasuar! Të gjithë miqtë dhe familjarët e saj ishin aty, dhe kishte balona të argjendta dhe lule të freskëta gjëkund”.

“Torta ishte në formë të një kukulle arushë, pasi ajo dhe Casper e thërrasin njëri-tjetrin arushë! Dhe ai i dhuroi asaj një qafore me një arushës të vogël diamanti me ngjyrë trëndafili në të”, ka thënë burimi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button