Sot varroset poeti Ali Podrimja, homazh në ASHK

Varrimi i poetit Ali Podrimja, i cili u gjet pa shenja jete në qytetit Lodve të Francës, ku kishte udhëtuar për të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të poezisë, do të bëhet sot në orën 14:30, në varrezat e Prishtinës.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka bërë të ditur se varrimi i akademik Ali Podrimjes do të bëhet sot në varrezat e Prishtinës.

Homazhet në nderim të jetës dhe veprës së akademik Podrimjes do të mbahen në mjediset e Akademisë nga ora12:00 e deri në 14:00.

Kortezhi me trupin e pajetë të akademik Podrimjes niset për në banesën e tij të fundit nga selia e Akademisë në orën 14:00.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, trupi i poetit Podrimja pritet të arrijë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, sot nga Gjeneva.

Po, sipas saj, sot Ambasada e Kosovës në në Paris, do të mbajë një akademi përkujtimore për nder të jetës dhe veprës së poetit Podrimja, ku pritet të marrin pjesë trupi diplomatik i akredituar në Paris, përfaqësues të institucioneve franceze, poetë, shkrimtarë e intelektualë francezë si dhe qytetarë të tjerë. /kosovatimes.net

Lajme të ngjashme

Back to top button