Shkupi shënon 49 vite nga tërmeti katastrofal

Sot Shkupi shënon 49 vjetorin e tërmetit katastrofal në të cilin humbën jetë 1.070 persona, ndërsa u lënduan 3.000 të tjerë.

Me këtë rast, është paraparë vendosja e luleve pranë përmendores së viktimave të tërmetit të vitit 1963 në varrezat e Butelit. Në Shtëpinë e Armatës do të mbahet një aksion për dhurimin  e gjakut, ndërsa në Muzeun e Qytetit të Shkupit do të hapet ekspozita “Raportimi i parë gazetaresk për tërmetin në Shkup”. 

Tërmeti ndodhi më 26 korrik 1963 në ora 05.17, duke goditur dhe rrënuar pjesën më të madhe të qytetit me fuqinë prej 9 shkallë sipas shkallës së merkalievit dhe 6 shkallë sipas Rihterit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button