Tetovë, dy persona janë sulmuar nga dhjetë persona të panjohur

Një tetovar me iniciale D.P. 26-vjeçar në polici ka denoncuar se para rrugës “Lubo Bozhinovski ” në Tetovë, ku ishin së bashku me shokun e tij S.D (19) janë sulmuar nga rreth dhjetë persona të panjohur, transmeton Portalb.mk.

Më parë, sulmuesit me dy vetura dhe me motoçikletë janë ndalur në vendin ku qëndronin ato, kanë dalë nga vetura dhe me gjësende të ndryshme në dorë kanë filluar të vrapojnë pas tyre.

Ata duke ikur kanë hyrë në një oborr të një shtëpie ku sulmuesit arritën ta kapin D.P dhe e kanë sulmuar duke i shkaktuar plagë të rënda. Më pas sulmuesit u larguan me shpejtësi, ndërsa të sulmuarit D.P. i është ofruar ndihmë mjekësore në Klinikën e Tetovës.

Policia njofton se po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button