Serena Williams siguron finalen në Wimbeldon
Serena Williams u kualifikua në finalen e turneut të tretë Grand Slam të sezonit, Wimbledon, duke mposhtur në gjysmëfinale tenisten gjermane Julia Goerges me rezultatin 2-0 në sete, raporton Anadolu Agency (AA).
Williams, bartëse e 25-të në turneun e këtij viti, e cila ka arritur të fitojë trofeun e Wimbledonit shtatë herë gjatë karrierës së saj, mposhti gjermanen Goerges, e cila për herë të parë u kualifikua në gjysmëfinale në një turne Grand Slam.
Tenistja amerikane u ngjit në finale duke mposhtur kundërshtaren e saj me rezultatin 2-0 në sete, 6-2 dhe 6-4, pas një loje që zgjati një orë e dhjetë minuta.
Në finalen që do të luhet të shtunën, Serena Williams do të përballet bartësen e 11-të, gjermanen Angelique Kerber, e cila në karrierën e saj ka fituar dy trofe Grand Slam.
Ndërkaq, nesër të meshkujt luhen ndeshjet e gjysmëfinales, në kuadër të së cilave Rafael Nadal do të përballet me Novak Djokoviç, kurse John Isner do të luajë kundër Kevin Anderson.