Rryma shtrenjtohet për 10, ngrohja për 4 për qind

Komisioni rregullator për energjetikë propozon që çmimi i rrymës për konsumatorët tarifor prej 1 gushtit të këtij viti të rritet për 9.83 për qind. Prej tyre 3.76 për qind do të jenë për ELEM-in, ndërsa të tjerat për EVN-në furnizimin. Komisioni mori vendim që ta lirojë SHA.

ELEM nga obligimi për mbulimin e mungesës nga energjia elektrike për konsumatorët tarifor nga importi dhe në vend të ELEM-it tani importin e rrymës për konsumatorët tarifor do ta bëjë EVN-furnizuesi.

Kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë Dimitar Petrov në pres-konferencën e sotme theksoi se arsyeja për rritjen e çmimit të energjisë elektrike është kërkesa e dorëzuar nga EVN-Maqedoni dhe ELEM për rritjen e shpenzimeve të tyre në punë për më shumë se 5 për qind gjatë këtij viti, ndërsa arsyeja kryesore për atë janë shpenzimet e mëdha për shkak të importit të energjisë elektrike në periudhën dimërore.

Lidhur me çmimin e energjisë termike në Shkup kryetari i RKE-së informon se propozuan që ajo për konsumatorët nga një gushti të rritet për 3.13 për qind për ata që janë të kyqur në Ngrohtoren, ndërsa 3.75për qind për Ngrohtoren Shkup-Veri./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button