Takim Thaçi, Haradinaj e Veseli, diskutuan për dialogun me Serbinë
Sot në orët e mëngjesit janë takuar presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj si dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.
Në këtë takim Telegrafi mëson se është diskutuar për koordinimin lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Takimi është mbajtur në Zyrën e presidentit.
Ndryshe, sot në orët e mëngjesit Zyra e përfaqësues së lartë të BE-së, Federica Mogherini ka bërë të ditur se takimi i radhës ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq do të mbahet më 18 korrik në Bruksel.