Taksistët protestojnë për vendparkim në Bit Pazar
Dhjetëra taksistë sot kanë bllokuar udhëkryqin tek gjykatat në Shkup me kërkesën për të rikthyer në përdorim stacionin e vjetër, përveç të riut që është caktuar përballë poliklinikës në Bit Pazar, njofton Alsat M.
Nga Qyteti i Shkupit hedhin poshtë kërkesat duke theksuar se problemi shumëvjeçar është zgjidhur me ngritjen e pikës së re të parkimit për taxi. Krerët e qytetit i bëjnë thirrje taksistëve respektojnë vendimin dhe të mos shkaktojnë kaos në komunikacion.