Modriç zëvendësim i Kaka?

Numri dy i Real Madridit, Aitor Karanka, ka konfirmuar mundësinë e shitjes së Kaka dhe zëvendësimin e tij me yllin e Tottenhamit, Luka Modriç.

Kaka tashmë është informuar nga trajneri i Realit, Jose Mourinho, se ai nuk do të jetë zgjidhja e parë në sezonin e ri, edhe pse ata dëshirojnë ta kenë lojtarin në radhët e veta.
“Ne kemi vendosur ai të qëndrojë te Madridi. Kaka dhe klubi punojnë për të gjetur një zgjidhje të mirë për të gjitha palët”.

“Modriç? Cili klub nuk do ta dëshironte një lojtar si ai? Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe kishte një turne të shkëlqyeshëm (në Euro 2012). Është e qartë se ai do t’i përshtatej Madridit”, ka thënë Karanka./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button