Anëtarësimi i Maqedonisë varet nga Marrëveshja me Greqinë, kështu pritet deklarata e NATO-s nga Pens

Deklarata e NATO-s në Samitin e Brukselit këtë javë pritet vetëm të konfirmojë se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO varet nga realizimi i marrëveshjes me Greqinë, shkruan gazeta greke “Katimerini”, transmeton Portalb.mk.

Burimet qeveritare në Greqi thonë se kështu është biseduar në bisedën telefonike mes nënkryetarit të SHBA-ve, Majk Pens me kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras.

Për shkak kësaj, sipas “Katimerini”it, Qeveria në Maqedoni mund ta përshpejtojë mbajtjen referendumit dhe përgatitjet të fillojnë në dhjetë ditët e ardhshme.

Për momentin procedurat janë bllokuar në procesin e formimit të përbërjes së re të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, i cili duhet ta zbatojë referendumin.

http://portalb.mk/540328-kete-jave-samiti-i-nato-s-ne-bruksel-maqedonia-pret-ftese/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button