KSA dhe Arifi: Marrëveshja e Ohrit të respektohet

Marrvëevshja e Ohrit duhet te respektohet, ky është  konkluzioni i perbashkët i Këshillit për Asocim dhe Stabilizim dhe zevendëskryeministres për çështje evropiane të Maqedonisë Teuta Arifi.

Me Këshillin kryesoi Erato Kozakou-Marcoullis, ministër i Punë të Jashtme i Republikës së Qipros, ndërsa nga Maqedonia morën pjesë zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane, Teuta Arifi dhe ministri i Punë të Jashtme i Republikës së Maqedonisë Nikolla Poposki. Në takim morri pjesë edhe komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore i Komisionit Evropian, Shtefan Fyle. 

Zëvendëskryeministrja Arifi gjatë takimit prezantoi arritjet në zbatimin e masave dhe aktiviteteve të parapara sipas Udhërrëfyesit Operativ për realizimin e objektivave të Dialogut Aderues të Nivelit të Lartë. 
Më konkretisht, Arifi informoi për përparimin në fushën e lirisë së shprehjes dhe mediave ku është arritur pajtueshmëri për dekriminalizimin e shpifjes dhe ofendimit. Lidhur me reformat zgjedhore zëvendëskryeministrja Arifi theksoi se në vijimësi po kryhet kontrollimi i të dhënave të Listës zgjedhore dhe është përgatitur propozim ligji për ndryshimin e legjislacionit zgjedhor. Lidhur më Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, Qeveria tani më ka miratuar raportin për implementimin e MO-së. 

Lidhur me përmbushjen e kritereve politike, Këshilli për stabilizim-asocim vlerësoi se dialogu politik ka vazhduar të zhvillohet mes të gjithë krerëve politik dhe i njëjti duhet të mbahet. Ai theksoi rëndësinë e vëzhgimit parlamentar mbi punën e Qeverisë dhe rolit të Institutit të ekipuar profesional dhe funksional parlamentar në sigurimin e ndihmës profesionale për prcesin aderues.

Këshilli për stabilizim-asocim nënvizoi rëndësinë e Marrëveshjes kornizë të Ohrit (MKO), e cila mbetet me rëndësi thelbësore për funksionimin e demokracisë dhe sundimit të së drejtës, siç garantohet me rendin kushtetues dhe juridik të vendit. Përshëndeti edhe miratimin e raportit për zbatimin e MKO-së të hartuar nga Qeveria. Këshilli për SA konfirmoi rëndësinë e përparimit të mëtejshëm në përfaqësimin e drejtë, decentralizimin, përdorimin e gjuhëve të komuniteteve dhe arsimin e integruar, si dhe në zbatimin e masave për përforcimin e mëtejshëm të mirëkuptimit dhe besimit mes komuniteteve në Republikën e Maqedonisë./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button