Ndërroi jetë edhe i plagosuri i dytë nga zjarri në Strumicë

Edhe vëllai i dytë nga familja Stojkovi nga Strumica ndërroi jetë. Nga plagët e rënda dhe djegiet ndërroi jetë 45 vjeçari Peno, ndërsa paraprakisht ndërroi jetë edhe vëllai i tij më i vjetër Bllazho.

Të plagosurit të katërt i cili ka rreth 50 për qind djegie në trup, me sukses iu krye intervenimi kirurgjikal, pas çka tani të njëjtit i është mundësuar që të marrë frymë më lehtë.

Djaloshi pesëmbëdhjetë vjeçarë, i cili si i pesti i plagosur u transferua në Spitalin e qytetit, është në gjendje stabile.

Ndërkaç, kryetari i Strumicës Zoroan Zaev, duke ndihmuar në fikjen e zjarreve të cilat deri më tani morën dy viktima, po ashtu fitoi djegie dhe lëndime, bëri të ditur A1.on./portalb/

 

Lajme të ngjashme

Back to top button