Rregullat për udhëtarët që hyjnë në Maqedoni: Ja çfarë mund të kenë me vete

Çdo udhëtar, i cili hyn në vend ka të drejtë t’i fusë deri në 10.000 euro para të gatshme pa i paraqitur, ndërsa secili që del nga vendi duhet ta paraqesë shumën më të madhe se 2.000 euro me ç’rast jep edhe vërtetim prej bankës apo këmbimores së autorizuar.

Shumën më të madhe se 10.000 euro gjatë hyrjes në vendkalimin kufitar udhëtari duhet në mënyrë të obligueshme ta paraqesë tek organet doganore. Posedimi i parave efektive të huaja mbi 10.000 euro dhe 120.000 denarë ndalohet.

Lirshëm valuta të huaja efektive deri në 10.000 euro për person mund të posedojnë personat jorezidentë në RM. Nëse nxjerrin para të huaja efektive mbi 10.000 euro në mënyrë të obligueshme jepet në shqyrtim vërtetimi me shkrim në të cilin është evidentuar shuma gjatë hyrjes nga organi doganor.

Në drejtim të qarkullimit më të shpejtë të pasagjerëve në vendkalimet kufitare është vendosur kanal i gjelbër për ata të cilët nuk kanë mall për të paraqitur i cili u nënshtrohet taksave doganore. Nëse kanë diçka për të paraqitur përdoret “kanali i kuq” në të cilin paraqitet gjithçka mban pasagjeri me vete dhe në të a.q. procedurë të shkurtuar doganore doganohet malli vlera e së cilit nuk tejkalon 800 euro në kundërvlerë denari.

Çdo pasagjer në Maqedoni përveç bagazhit personal dhe barërave për përdorim personal, lirshëm mund të fusë deri në 200 cigare (apo 50 puro apo 250 gramë duhan), një parfum prej 50 ml dhe një litër pije alkoolike apo dy litra verë.

Personat minorenë nën 18 vjeç nuk mund të fusin alkool dhe përpunime të duhanit.

Gjatë hyrjes udhëtarit i nevojiten leje të veçanta për kafshë të gjalla, lëndë të para me origjinë të kafshëve, kafshë shtëpiake dhe për bimë. Ndalesë ekziston për armë dhe municion, substanca të palejuara, materie helmuese dhe të dëmshme, si dhe për mallin e falsifikuar apo pirateri.

Qytetarët të cilët kthehen në Maqedoni lirshëm mund të fusin mall të natyrës jokomerciale në vlerë prej 350 euro, me ç’rast nuk përjashtohen pijet alkoolike, duhani i përpunuar, parfumet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button