Trump dhe zyrtarët gjermanë me kritika një javë para samitit të NATO-s

Zyrtarë të lartë gjermanë po shprehin kritika të ashpra ndaj presidentit amerikan Donald Trump, një javë para samitit të NATO-s.

Zyrtarët e qeverisë gjermane kanë shprehur kritikat e tyre në intervista të dhëna për media më 6 korrik, një ditë pasi Trump i tha turmës së mbështetësve se amerikanët kanë qenë “budallenj” që kanë paguar shuma të mëdha ndaj faturave të mbrojtjes së Gjermanisë dhe NATO-s, transmeton REL. 

Trump i është adresuar kancerlares gjermane Angela Merkel gjatë një tubimi në SHBA, duke thënë “E dini ju Angela, ne jemi duke ju mbrojtuar dhe kjo do të thotë shumë për ju, sepse unë nuk e di se cfarë mbrojtje kemi ne duke ju mbrojtur juve”.

Trump kishte akuzuar Merkelin për marrëveshjet e naftës me Rusinë që i mundësojnë Moskës miliarda dollarë, derisa SHBA, sipas tij, po kujdesej për mbrojtjen e Gjermanisë nga ushtria ruse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button