Disa gazetarë turq u dënuan me burg për shkak lidhjes me grusht shtetin

Gjykata turke sot me dënime shumëvjeçare me burg i dënoi disa ish-gazetarë të gazetës së ndaluar “Zaman”, nën akuza për lidhje me tentimin e pasuksesshëm për grusht shtet në korrik të vitit 2016.

Siç njoftoi Anadolia, gazetarët Sahin Ashlak dhe Ali Bulaç janë dënuar me tetë vjet e nëntë muaj burg për shkak “pjesëmarrjes në organizatë terroriste”, ndërsa Mumtazer Turkon u dënua me burg në kohëzgjatje prej 10 vjet e gjashtë muaj.

Autoritetet turke e mbyllën gazetën “Zaman” në vitin 2016 nën akuzën për lidhje me predikuesin islamik Fetullah Gjylen, i cili jeton në ekzil vullnetar në SHBA dhe i cili sipas Ankarasë, është organizator i tentimit për puç prej para dy vjetëve.

Shtatorin e kaluar filloi procesi kundër 30 gazetarëve të “Zaman” nën akuzën për lidhje me organizatorët e grusht shtetit. Gazetarët e akuzuar i hedhin poshtë akuzat e tilla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button