Policia:Kujdes me zjarret

Temperaturat e larta këto ditë i kanë rritur mundësitë për përhapjen e zjarrit në rajonin e Pollogut, me atë që paralajmërohen rrite dhe të mëtutjeshme të temperaturave.

Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës apelon deri tek qytetarët të jenë të kujdesshëm deri në maksimum që kryesisht kur janë në pyje dhe mbeturinat të mos i ndezin dhe të mos i hedhin bishtat e cigareve të ndezura, ndaj pushuesve të cilët gjatë vikendit do të dalin në piknik në hapësirat e Radikës të liqenit të Mavrovës të kalasë së Tetovës dhe në vende tjera periferike. 
Luten që të jenë të përmbajtur ndaj ndezjes së zjarreve për shkak se i njëjti mund të përhapet gjithashtu luten që qytetarët që në vende të hapura të mos lënë shishe prej xhami si dhe mbeturina të tjera me qëllim që të mos përhapet zjarri. 

SPB bën apel deri tek pronarët e objekteve afariste të cilët në mënyrë intensive shfrytëzojnë aparate elektrike dhe elemente të tjera që në mënyrë të rregullt ta shikojnë rregullshmërinë e tyre. SPB Tetovë në mënyrë të rregullt i shikon mundësitë për mos përhapjen e zjarrit veçanërisht në pyje dhe njëkohësisht do t’i shtojë kontrollet që të mos përhapen dukuri të këtilla. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button