Kumanovarët më në fund do të pijnë ujë

Kanë marr fund mosmarrëveshjet e  deritashme mes ndërmarrjeve kumanovare për ekonomizim me ujin, ekonomisë së ujërave “Fusha e Kumanovës dhe Likovës” dhe “Ujësjellësit“. 

Drejtorët e dy ndërmarrjeve thanë se kanë arritur marrëveshje për furnizimin e qytetit me ujë të mjaftueshëm për pije. 

“Si rezultat i bisedimeve tash një kohë, me kolegun nga ekonomia e ujërave, Filip Filipovski, ramë dakord që të arrijmë marrëveshjen me të cilën ne do të marrim sasi të mjaftueshme të ujit, me të cilat do ti plotësojmë kërkesat e qytetarëve për të gjitha nevojat, kurse ndërmarrja jonë “Ujësjellësi” do ti paguaj mjete të konsiderueshme Ekonomisë së ujit për ujin e dërguar në gyp sjellësin tonë“ tha para gazetarëve, drejtori i “Ujësjellësit“ Viktor Bozhinovski. 

“Arritëm marrëveshje në të mirë të qytetarëve. Marrëveshja ka të bëjë me atë që “Ujësjellësi” të fillojë ti paguaj borxhet e mbetura ndaj Ekonomisë së ujërave, gjë ne si ndërmarrje tërë kohë kemi theksuar se “Ujësjellësi” ka borxhe ndaj ndërmarrjes sonë, për çka edhe nuk jemi në gjendje të bëjmë rikonstruimin e rrjetit të gypit prej Liqenit të Likovës deri në Kumanovë” tha Filip Filipovski, drejtor i Ekonomisë së ujrave “Fusha e Kumanovës dhe Likovës./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button