Ballkani armatos sauditët, edhe Shqipëria shiti, por rekordin e mban Serbia

Arabia Saudite mbetet një nga blerëset më të mëdha të armëve në Ballkan.

Raporti i fundit i organizatës “SEESAC” mbi eksportet e armëve në vitin 2016, për Serbinë, Malin e Zi, Bosnjen, Shqipërinë dhe Maqedoninë, i cituar nga BIRN, tregon se këto vende u kanë shitur sauditëve gjatë atij viti armë dhe municione, që në total mbërrijnë vlerën 514.6 milionë euro, transmeton TCH.

Dokumenti tregon se Shqipëria shiti armë që shkonin në 1.28 milion euro, e po kaq edhe Mali i Zi, ndërsa rekordin e mban Serbia, me shitje në nivelin 406.6 milionë euro.

Nga përllogaritjet e “SEESAC” rezulton se, vendet e Ballkanit fituan më shumë parà “cash” nga shitja e armëve në Lindjen e Mesme, – 187.6 milionë euro në total, – sesa BE-ja me 54.6 milionë dhe Amerika e Veriut me 72 milionë.

Ashtu siç rezulton edhe në dy vitet e mëparshme, interes të madh për armët e rajonit ka shfaqur Arabia Saudite, blerësja kryesore e armëve që nuk përdoren dhe e municioneve.

Armë dhe pajisje ushtarake u janë shitur ndërkohë edhe vendeve të tjera si Afganistani, Iraku, Algjeria e Turqia. Raporti i “SEESAC” evidenton se Turqia, në mënyrë të veçantë, po shfaq interes gjithmonë e më të madh për armët nga Ballkani.

Bosnja përfitoi në vitin 2016 gati 7 milionë euro nga eksportet e municioneve në këtë vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button