Deklarata e Zaevit para ushtarëve të Maqedonisë shkaktoi reagime në Greqi

Deklarata e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev të dhënë me rastin e pranimit të 125 ushtarëve profesionistë në ARM dje ishte në fokusin e mediave greke, ndërsa për të komente të tyre dhanë edhe një pjesë e politikanëve grekë.

Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA publikoi se burime të MPJ-së greke kanë vlerësuar se deklarata e kryeministrit Zaev e potencon rëndësinë e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës.

Qëndrim të vetin për këtë shprehu edhe përgjegjësi për politikë të jashtme në Demokracinë e Re opozitare, Jorgos Kumucakos, i cili në profilin zyrtar Tuitetin ka shkruar se me deklaratën Zaevi e promovon Greqinë,  i rrënon argumentet nga propaganda e Cipras-Koxias dhe e konfirmon të drejtën e refuzimit nga Demokracia e Re.

Një pjesë e mediave greke në titujt e teksteve kanë shkruar “Provokim nga Zaev për armatën e Maqedonisë, si përgjigjet MPJ greke”; “Zaev foli për armatën e Maqedonisë”; “Përgjigje nga MPJ greke për armatën e Maqedonisë të Zaevit”; “Me Prespën përgjigjen burime nga MPJ ndaj deklaratës së Zaevit për armatën e Maqedonisë”; “Thëniet e Zaevit për armatën e Maqedonisë e zgjuan MPJ-në greke”.

Marrëveshjen e Prespës negativisht e vlerësojnë edhe qytetarët e anketuar në Greqi.

Zaev: Është krenari të jesh ushtar i një vendi anëtar të NATO-s

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button