E shkelur një grua në rrugën Manastir – Prilep

Vozitës i veturës së tipit “Mercedes” mbrëmë disa minuta pas mesnatë ka shkelur grua në rrugën Manastir – Prilep afër tejkalimit te fshati Kukureçanë dhe Mogillë, lajmëron MPB-ja.

“Mercedesi” me targa të Shqipërisë është drejtuar nga 37-vjeçari A.T. nga Shqipëria.

Vozitësi i “mercedesit” e ka shkelur 33-vjeçaren Violeta K. nga fshati Kukureçanë, e cila ka mbetur e vdekur në vend.

Është kryer ekspertizë në vendngjarje, kurse trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button