Aksident i rëndë në “Vodnjanska”

Sot rreth orës 8 të mëngjesit ka ndodhur aksident trafiku në rrugën “Vodnjanska” në Shkup.

Në aksident janë përfshirë “Fiat Panda” të cilën e ka drejtuar 41-vjeçarja S.I. dhe “Volkswagen Passat” i drejtuar nga M.E. (20), thonë nga policia.
Me lëndime trupore ka mbetur 41-vjeçarja S.I.

Policia ka kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe po punon në zbulimin e arsyeve të fatkeqësisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button