Fokusi i skriningut për Maqedoninë do të jenë kapitujt 23 dhe 24
Pala e Maqedonisë dhe Evropës, këtë javë i harmonizojnë kalendarët për fillimin e skriningut të ligjvënësit të Maqedonisë, që është hap i parë the themelor për fillimin e bisedimeve me BE-në, njofton Portalb.mk.
Pas kësaj, pritet që më 17 korrik, eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, ta vizitojë Shkupin, ku edhe zyrtarisht kryeministri Zoran Zaev ta paralajmërojë fillimin e procesit.
Skriningu është proces i skenimit të ligjvënësit të vendit kandidat dhe vlerësim i shkallës së përgatitjes dhe harmonizimit me ligjvënësin evropian. Në zhargonin evropian është e njohur edhe me termin “aquis communautaire”.
- LEXO: Maqedonia mori rekomandim për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian
- LEXO: Maqedonia mori datë të kushtëzuar për fillim të bisedimeve me Bashkimin Evropian
- LEXO: Deri në qershor të vitit 2019, Bashkimi Evropian pret të ketë dënime dhe burgime në Maqedoni
Skriningu është çështje teknik dhe përbëhet nga takimet mes dy palëve ku delegacioni evropian e prezanton “aqui”-n e BE-së për secilin kapituj (gjithsej janë 35), derisa Maqedonia e prezanton nivelin e harmonizimit të ligjvënësit të brendshëm, progresin dhe ajo çfarë ngelet të bëhet.
“Komisioni Evropian (KE) do të vazhdojë me përkushtimin e saj të fuqishëm që ta përkrah IRJ Maqedoninë në përpjekjet reformuese në përgatitjen e fillimit të negociatave në qershor të vitit 2019, në kontekst të fillimit me punën përgatitore. Ajo përfshin kontroll analitik të asuqis-it (skriningut) por edhe përgatitjen e kornizës negociuese, deklaroi për MIA, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.
Burimet nga KE-ja, sqarojnë se bëhet fjalë për proces të detajuar, që do ta udhëheq KE-ja që ta përgatit vendin për bisedimet me BE-në.
“Skriningu i mundëson vendit kandidat që të njihet plotësisht me aqui-n e BE-së, ndërkaq KE-së i mundëson që të vlerësojë nivelin e përgatitjes së vendit kandidat dhe planet për harmonizim me aqui-in e BE-së”, thonë burimet nga BE.
Procesi zgjat më shumë se një vit dhe paraqet bazë solide të informatave ndaj së cilës vendet anëtare të BE-së më pas i miratojnë vendimet në procesin e bisedimet me Maqedoninë”, thonë nga KE. Çdo kapitull ka të bëjë me politikë të caktuar të Evropës, nga mjedisi jetësor deri te pronësia intelektuale, bujqësia ose transporti, transmeton Portalb.mk.
- LEXO: Han për referendumin e emrit: Besoj se do të jetë i suksesshëm
- LEXO: Kush është personi që e bindi Francën që të mos e bllokojë Maqedoninë drejtë BE-së?
Këto janë edhe kapitujt të cilat duhet të hapen vitin e ardhshëm, në pajtueshmëri me qasjen e re të BE-së ndaj vendeve kandidate. Nga pala e Maqedonisë vlerësohet se fillimi i skriningut me këto dy kapituj është e rëndësisë së madhe dhe në lidhje me kushtet të cilat i janë parashtruar Maqedonisë për datën e bisedimeve, Evropa kërkon reforma në shërbimet e kundërzbulimit dh luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Ndryshe, përvoja e BE-së me vende si Rumania, Bullgaria, Kroacia ka bërë që BE-ja ta ndryshonte strategjinë e zgjerimit sa i përket renditjes së kapitujve negociues, pra, të fillohej me kapituj 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Në qoftë se vendet anëtare nuk tregojnë progres në lidhje me këta kapituj, atëherë nuk mund të hapen kapitujt e rinj, madje procesi i negociatave mund të ndalet plotësisht. Një ndryshim tjetër është se nga vendi kandidat pritet që para se të anëtarësohet në BE, të përmirësojë qeverisjen ekonomike dhe fuqinë konkurruese. Dhe qasja e tretë është përforcimi i institucioneve demokratike të vendit kandidat për në BE.
- LEXO: Mickoski: Maqedonia nuk mori rekomandim për fillimin e bisedimeve me BE-në ashtu siç premtonte Zaev
- LEXO: Zaev: Data për BE dhe ftesa për NATO janë porositë e nevojshme motivuese
Por Maqedonia, për të arritur deri në hapjen e kapitujve, fillimisht e ka sfidën e referendumit për emrin, gjegjësisht duhet që referendumi të kalojë pozitivisht, ndërkaq pastaj do të mund t’i fillojë bisedimet.