Sondazh, izraelitët skeptikë ndaj planit të Trumpit për paqe

 Izraelitët janë skeptikë ndaj planit për paqen në Lindjen e Mesme, i cili pritet të shpaloset nga presidenti i SHBA-ve Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas sondazhit të zhvilluar nga Instituti i Demokracisë në Izrael dhe Universiteti Tel Aviv, tre të katërtat e izraelitëve e shohin si të vogël suksesin e planit për paqe të administratës së Trumpit.

Sondazhi tregon se 77 për qind e izraelitëve kanë thënë se Trump u kushton rëndësi interesave të Izraelit, ndërsa më shumë se 60 për qind e tyre kanë deklaruar se Trump nuk u kushton rëndësi interesave të palestinezëve.

Më shumë se gjysma e të anketuarve kanë mbështetur takimet e paqes me palestinezët, ndërsa më pak se një të pestat e të anketuarve kanë shprehur besimin se negociatat do të rezultojnë me paqe gjatë viteve të ardhshme.

Pritet që qeveria e Washingtonit së shpejti të njoftojë planin për paqen në Lindjen e Mesme.

Palestinezët shqetësohen se ky plan do të jetë pro-izraelit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button