Maqedoni, zbulohet një automjet i mbushur me emigrantë, policia në kërkim të shoferit

Sot rreth orës 00:20, në rrugën rajonale Negotinë – Radovish, në afërsi të poligonit te fshati Pepelishtë, zyrtarët policor janë munduar që të ndalojnë një veturë “Opel Sintra” me targa të Shtipit, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç kumtojnë nga policia, shoferi menjëherë e ka ndalur veturën dhe ka ikur. Në veturë, janë gjetur 12 persona nga Pakistani dhe gjashtë nga Afganistani. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërkaq po ndërmerren masa për gjetjen e vozitësit. Emigrantët janë transferuar në Stacionin Policor në Negotinë për procedurë të mëtutjeshme.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button