Gazetari Llatas sot do të gjykohet për fshehje të tatimit

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për rastin “Total” të Prokurorisë Speciale Publike, transmeton Portalb.mk.

Lënda “Total” ka të bëjë me evazionin e tatimit nga ana e gazetarit Dragan Pavlloviq – Llatas, i cili si pronar dhe menaxher i ndërmarrjeve për marketing dhe shërbime konsaltingu “Total marketing” SHPKNJP Shkup, “Mediamaks” dhe “Total Media Centar” SHPKNJP Shkup, ngarkohet se në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 me persona juridik për shkak të evitimit të pagesës të tatimeve në llogaritë përfundimtare dhe paraqitjet tatimore, kanë dhënë të dhëna të rrejshme.

Personat juridik e kanë dëmtuar buxhetin për 121 mijë euro, ndërsa i dyshuari për 63 mijë euro.

Pas disa anulimeve, për shkaqe shëndetësore dhe familjare të Llatasit, gjykimi për rastin filloi më 14 maj të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button