Pas bastisjeve në diskotekat e Shkupit, deklarohen nga MPB-ja

Ministria e Punëve të Brendshme, nëpërmjet kumtesës, është deklaruar për aksionin e mbrëmshëm në diskotekat e Shkupit, ku u arrestuan disa persona, përfshirë edhe pronarin e diskotekës “Sektor 909” për të cilin pat reagime të shumta në rrjete sociale, njofton Portalb.mk.

Nga MPB deklaruan, se shërbimet policore kanë vepruar në pajtueshmëri me procedurat dhe dispozitat ligjore.

“Për zbatimin e aksionit kontrollues, është bërë vlerësim paraprak për numrin e personave të pranishëm, si dhe për rrethanat në të cilat janë zbatuar, për çfarë janë angazhuar numër i duhur i shërbimeve policore, të cilët kanë vepruar në pajtueshmëri me procedurat dhe dispozitat ligjore. Nëse vërehen lëshime eventuale, reparti për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale, do të ndërmarrë masat adekuate”, thonë nga MPB-ja.

MPB dërgoi kumtëse pasi që mbrëmë në diskotekat e Shkupit, në Parkun e Qytetit, janë kryer bastisje nga ana e shërbimeve policore, të shoqëruar me pushkë automatike. Gjatë bastisjes, i arrestuar ka mbetur edhe pronari i diskotekës “Sektor 909”, për të cilin, në formë mbështjeje, pati reagime të shumta në rrjete sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button