Nxënësit struganë anojnë kah mjekësia

Procesi i regjistrimit në shkollat e mesme të qytetit të Strugës po shkon normalisht dhe pa probleme, konfirmohet nga drejtuesit e këtyre institucioneve arsimore.

Resul Bekteshi, zv/Drejtor i Shkollës së Mesme Profesionale “Niko Nestor” tregon se edhe sivjet në ditën e parë të regjistrimit fluksi është i kënaqshëm dhe sillet në nivelet e viteve të kaluara.

”Është evidente që një interesim më të madh ka për drejtimin e mjekësisë, pastaj të ekonomisë dhe drejtimet e tjera profesionale. Në drejtimin e mjekësisë parashikohet të pranohen 32 nxënës, ndërkohë që vetëm për dy orë pas fillimit të regjistrimeve, numri i të interesuarave ka tejkaluar këtë kuotë”, përfundon Beketeshi.

Në bazë të konkursit publik të pranimit, sivjet në vit të parë në ”Niko Nestor” parashikohet të pranohen 340 nxënës me mësim në gjuhën shqipe dhe 270 me mësim në gjuhën maqedonase. Ndërkohë edhe nga Gjimnazi ”Ibraim Temo” potencohet se interesimi është në suazat e normales dhe në këtë drejtim nuk do të ketë surpriza.

Urim Kreka, drejtor i këtij institucioni arsimor, tregon se deri tani kanë aplikuar për tu regjistruar 85 nxënës në paralelet me mësim në gjuhën shqipe. Sipas tij, interesim i njëjtë mbretëron edhe te paralelet me mësim në gjuhën maqedonase. Në Gjimnazin ”Ibraim Temo” janë parashikuar të pranohen 280 nxënës me mësim në gjuhën shqipe dhe 140 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase. Regjistrimi në afatin e parë do të vazhdoj edhe gjatë ditës së nesërme./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button