Rrihen dy persona në autobusin numër 3

Dy persona janë rrahur mbrëmë rreth orës 22:30 në autobusin numër 3 të Ndërmarrjes Publike të Transportit në lagjen e Aerodromit.

Një grup personash rreth orës 23:20 në bulevardin “Jane Sandanski” e kanë penguar lëvizjen e autobusit dhe e kanë detyruar shoferin të ndalojë në mes të bulevardit. Tre veta nga grupi kanë hyrë në autobusin dhe i kanë sulmuar udhëtarët. Në pjesën e poshtme të autobusit e kanë rrahur 24-vjeçarin V.T. i cili më vonë është transportuar për mjekim në Qendrën klinike.

Nga policia informojnë se personi i dytë i lënduar ka dalë nga autobusi dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Atë e kërkon policia që të japë deklaratë se kush e ka lënduar, kurse policia është në kërkim të autorëve. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button