Noizy: Nuk i kam sharë kosovarët

Konflikti mes OTR dhe Babastars s’ka të ndalur. Pas diss-it që Noizy bëri për reperët e Babastars, u tha që ai nëpërmjet rrjetit social Facebook ka sharë të gjithë kosovarët.

Por, faqja ku janë sharë kosovarët nuk është faqe zyrtare e reperit Noizy. Kështu thuhet në faqen zyrtare të “Noizy OTR” që nga fansat njihet si faqe që menaxhohet nga pjesëtarët e OTR.

Noizy përmes një video ka përgënjeshtruar gjithë këtë thashetheme. Ai ka pohuar se nuk administron atë faqe në Facebook dhe se nuk ka shkruar asgjë për kosovarët.

Përveç kësaj Noizy ka paralajmëruar se më 20 qershor është i ftuar në Zip Club në Prishtinë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button