Ambasada e SHBA-ve: Do të shohim sa KRD respekton rregullat

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup ka reaguar në lidhje me marrjen e lejes së punës së TV A2 dje nga Këshilli për Radiodifuzion duke theksuar se do të ndjek nga afër procedurat e Këshillit për radiodifuzion për të konfirmuar se monitorimi i përmbajtjes është duke u zbatuar në të njëjtën masë me të gjitha stacionet televizive.

“Dje mësuam se Këshilli për Radiodifuzion ka votuar për revokimin e licencës së Televizionit A2 për shkak të dështimit të tyre në përmbushjen e formatit programor të kërkuar. Përderisa respektimi i të gjitha detyrimeve të licencimit nga ana e të gjitha mediave është pjesë integrale e mjedisit mediatik të pavarur dhe të balancuar, ne kuptojmë se A2 është i pari mbi të cilin kërkesa është zbatuar. Ne nga afër do të ndjekim, me çka sigurohet përputhje e tërësishme e të gjitha rregullave të transmetimit” shkruhet në kumtesën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button