Pse janë të nevojshme manaferrat?
Janë të varfëra me kalori, karbohidrate dhe yndyra, karakteristika që i vënë ato në krye të ushqimeve të shëndetshme, shumë të dëshirueshme në çdo dietë.
Antocianina, e cila u jep ngjyrë të errët manaferrave, është një antioksidant për të cilin është provuar shkencërisht se parandalon inflamacionet në trup dhe ka fuqinë për të shkatërruar radikalet e lira, të cilat dëmtojnë qelizat e trupit dhe shkaktojnë kancer.
Një filxhan me manaferra përmban dozën e rekomanduar ditore të vitaminës C, e cila, siç e dimë, stimulon sistemin imunitar dhe rregullon aktivitein metabolik. Përveç kësaj, manaferrat kanë efekt shumë pozitiv në shëndetin e zemrës dhe të lëkurës, si dhe lehtësojnë tretjen e problemet e sistemit intestinal.