Kujdes gjatë kalimit të rrugëve, policia dje dënoi disa këmbësorë!

Policia dje në Shkup ka dënuar 15 këmbësorë të cilët e kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë, ndërsa tre të tjerë për shkak se e kanë kaluar vendkalimin duke qenë semafori i mbyllur, transmeton Poralb.mk.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dje janë dënuar 52 vozitës të cilët kanë vozitur me shpejtësi më të lartë nga e lejuara. Nga komunikacioni janë përjashtuar 23 vozitës pa leje. Tre shoferë janë dënuar për shkak se e kanë kaluar udhëkryqin duke qenë semafori i mbyllur, ndërsa katër sepse nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button