Cipras: Forcat progresive të të dy vendeve i tejkaluan dallimet dhe krijojnë të ardhme me shpresë

Besoj se historia do t’i justifikojë forcat progresive të të dy vendeve, të cilat i kanë tejkaluar dallimet e të kaluarës dhe së bashku krijojnë shpresë për të ardhmen, kështu shkroi kryeministri grek në rrjetin social “Twitter” pas mbledhjes së Partisë Socialistike Evropiane, njofton korrespodenti i MIA-s nga Athina, transmeton Portalb.mk.

Sipas Agjencisë greke të lajmeve, ANA-MPA, në mbledhjen e djeshme në Bruksel, një ndër temat e socialistëve evropian ishte edhe marrëveshja e nënshkruar në Prespë.

“Socialistët evropian me entuziazëm e përshëndetën marrëveshjen me fqinjin tonë verior. Thellë besoj se historia do t’i justifikojë forcat progresive në të dy vendet, të cilat i kanë tejkaluar dallimet e së kaluarës dhe së bashku po krijojnë të ardhme me shpresë”, shkroi kryeministri grek, Aleksis Cipras në Twitter.

Agjencia greke e lajmeve, duke u referuar në informatat e saja publikoi se në mbledhje të partisë socialistike  evropiane, Cipras tha se java e kaluar ka qenë historike për Greqinë për shkak marrëveshjes së Prespës dhe vendimi i eurogrupës për borxhin e Greqisë.

“I kemi mbyllur llogaritë nga e kaluara”, tha Cipras, sipas informatave të Agjencisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button