Policia e Kosovës arreston tre persona të dyshuar për terrorizëm

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencionin Kosovar për Inteligjencë pas hetimeve disamujore ka arrestuar tre persona të dyshuar për terrorizëm, njofton REL.

“Drejtoria Kundër Terrorizmit në bashkëpunim edhe me Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka ndërmarrë një operacion policor në dy rajone të Kosovës Prizren dhe Skenderaj për zbatimin e urdhër kontrolleve të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë”.

“Gjatë këtij operacioni në cilësinë e të dyshuarve janë shoqëruar në Drejtorinë kundër terrorizmit tre persona të dyshuar (R. K., A. A. dhe L. M.), nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, që ndërlidhen me terrorizëm”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë, operacioni është zhvilluar në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë edhe me autoritetet gjermane, të cilat njëkohësisht kanë zbatuar urdhërarrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ndaj të dyshuarit B. B.

Gjatë këtij operacioni, Policia e Kosovës bënë të ditur se në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: një armë automatike AK 47, tre karikatorë të armës AK 47 me 40 fishekë, një pushkë ajrore, një revole colt, një palë dylbi, një veturë me targa të huaja, si dhe disa pajisje elektronike dhe gjësende tjera, të cilat janë përdorur për kryerjen e veprës penale dhe të cilat do të analizohen në vijim.

Me urdhër të prokurorit të rastit, ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button