Qeveria: Sot është një ditë e madhe për Maqedoninë

Vendimin e  shteteve të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë deri në qershor të vitit 2019, nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë e vlerësojnë si një ditë të madhe për vendin, përcjell Portalb.mk. 

“Edhe një ditë e madhe për Republikën e Maqedonisë. Edhe një njohje të madhe për vendin tonë. Këshilli i ministrave të punëve të jashtme të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, në mbledhjen e sotme solli vendim që negociatat për anëtarësim të Maqedonisë të fillojnë në qershor të vitit 2019.

Bashkimi Evropian dhe liderët e shteteve anëtare e njohën Republikën e Maqedonisë si një shtet me ndryshime pozitive, me proces dinamik të reformave, inkluziv dhe i dialogut shoqëror. Shtet i cili me fuqi, me politika qëllimmira i zgjodhi çështjet me shtetet fqinje dhe qytetarëve u tregoi se kanë vizion të qartë për ardhmëri evropiane.

Para nesh kemi qëllim konkret.

Tani qytetarët e Republikës së Maqedonisë mund të thonë lirisht- Po, për Maqedoni Evropiane! “Po” të fuqishme për ardhmërinë maqedonase, për ardhmërinë tonë të përbashkët”, thuhet në njoftimin nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

 

Maqedonia mori datë të kushtëzuar për fillim të bisedimeve me Bashkimin Evropian

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button