Kinë, hajni shëtit policin – përfundon në burg (VIDEO)

Një hajn nga Kina ka përfunduar në burg pasi tentoi t’u ikte policëve, ndërsa gjatë aksionit e mori njërin mbi automjetin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Xuancheng në lindje të Kinës, ndërsa grabitësi është dënuar me një vit burg.

Ai ishte ndalur pasi automjeti i tij nuk kishte tabela regjistrimi, mirëpo ka refuzuar të dalë nga makina dhe përnjëherë ka vazhduar lëvizjen, derisa polici i ka hipur mbi kofano.
Ikja nuk ka zgjatur shumë, pasi atij i është bllokuar rruga dhe është arrestuar./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button