Belgjika fut Shqipërinë në vendet e sigurta

Ngërçi i Shqipërisë me Belgjikën janë pikërisht azilantët politikë. Por duket se Shqipëria ka marrë një notë pozitive në luftën kundër këtij fenomeni. Dhe ky vlerësim ka ardhur nga sekretarja e Shtetit Belg për Azilin dhe Imigracionin e Paligjshëm, Maggie De Block, gjatë takimit që ka pasur me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shqipërisë, Hysni Burgaj.

“Qëllimi i vizitës sonë është pikërisht inkurajimi në vazhdimin e masave që ju keni marrë deri tani të cilat kanë frenuar dukshëm numrin e kërkesave për azil në vendin tonë. Për ne është shumë e rëndësishme vazhdimi i këtyre masave, natyrisht edhe duke respektuar të drejtën e lëvizjes së lirë të çdo qytetari të Shqipërisë për të vizituar Belgjikën, por në bazë të rregullave të vendosura të liberalizimit të vizave. Janë bërë kthime të shumta të shqiptarëve të cilët kanë tentuar të përfitojnë statusin e azilantit në mënyrë të parregullt dhe ajo që ne synojmë të arrijmë është pikërisht evitimi i këtyre kërkesave në mënyrë që ne të mos jemi të detyruar për t’i kthyer këta shtetas mbrapsht” tha ajo.

Nga ana tjetër kreu i uniformave blu, Hysni Burgaj, ka garantuar se policia ka marrë të gjitha masat për ta parandaluar këtë fenomen, duke siguruar se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vijojë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button