Knajsl: Fillimi i negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë nuk është dhuratë, por meritë
Ministrja e Punëve të Jashtme të Austrisë, Karin Knajsl, duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske për hapjen e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë tha se këto vendet i plotësojnë kushtet për negociata dhe se tani më është në pikëpyetje besueshmëria e BE-së. Ajo në deklaratën e saj e përdori emrin “Maqedonia e Veriut”, transmeton Portalb.mk.
“Nuk mund të flas në emër të 27 vendeve, por në sytë tanë nuk bëhet fjalë që t’ju jepet diçka, por kjo çështje është e logjikshme dhe meritë. Ju kemi dhënë detyra Shqipërisë dhe Maqedonisë, ose Maqedonisë së Veriut, u kemi vendosur qëllime që duhet të arrihen dhe u kemi thënë t’i plotësojnë. Në rastin e Maqedonisë së Veriut, i kemi thënë ta zgjidh problemin e emrit, ndërsa Shqipërisë të bëjë reforma në gjyqësor, dhe atëherë do të jeni kredibiliteti ynë për të filluar mekanizmi. Këtu Komisioni Evropian dhe Federika Mogerini kanë përkrahje nga Austria”, deklaroi Knajsl.