“Benzi-n” me hashash drejt Greqisë, arrestohen dy shqiptarë (FOTO)

Në kufirin e gjelbër me Greqinë është goditur një tjetër rast i trafikut të drogës. Mësohet se dy shqiptarë janë arrestuar në afërsi të Kozanit, pasi gjatë kontrollit të automjetit iu gjet një sasi prej 41,5 kg kanabis.

Droga e sekuestruar nga policia ishte e ambalazhuar në 36 paketa dhe ndodhej në portbagazhin e makinës, transmeton Gazeta Shqip.

Gjithashtu janë sekuestruar 3 celularë, karta SIM dhe 120 euro. Në pranga u vunë dy shqiptarë të moshës 38 dhe 53 vjeç. Ata do të dalin para prokurorit të Kosturit, ndërkohë që po vazhdojnë hetimet për të zbardhur destinacionin dhe marrësit në dorëzim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button