Të premten hapet Kongresi i stomatologëve shqiptar

Të premten në Strugë shpallet i hapur Kongresi i katërt Ndërkombëtar Stomatologjia Sot. Ky kongres paraqet mundësi ideale për këmbim përvojash, zgjerim njohurish dhe njoftim me të arriturat bashkëkohore në stomatologji, tha organizatori dr.Krenar Papraniku.

“Qëllimi i Kongresit i cili mbahet për të katërtën herë me radhë që nga formimi i Shoqërisë Stomatologjike shqiptare është edukimi i vazhdueshëm i dentistëve të Republikës së Maqedonisë, duke u bërë njohja e tyre me të rejat nga të stomatologjia. Do të thotë arritje më e madhe duke u pozicionuar më mirë në stomatologji, respektivisht në mjekësinë në përgjithësi” tha Papraniku.

Në kongres do të marrin pjesë stomatolog të vendit dhe rajonit.

“Do të ketë pjesëmarrës si nga vendi ashtu edhe nga rajoni, si Shqipëria, Kosova, Kroacia, pjesëmarrës nga Universiteti i Stambollit, një profesor nga Spanja në lëminë e ortodoncisë që ka arritje të madhe dhe do të ketë rastin ti shpreh ato në këtë Kongres” njoftoi Papraniku.

Trendet e zhvillimit të stomatologjisë janë në një hap pozitiv dhe qëllimi i këtyre kongreseve dhe seminareve të ardhshme që organizon Shoqëria janë ajo që të ngrihet niveli i stomatologjisë.

“Nuk mund të themi shumë fjalë të mira, aq sa edhe s’mund të themi të këqija. E mira e kësaj është se trendet e zhvillimit të stomatologjisë janë në një hap pozitiv dhe qëllimi i mu këtyre kongreseve dhe seminareve të ardhshme që organizon Shoqëria janë ajo që të ngrihet niveli. Ne e dimë shumë mirë se niveli i stomatologjisë qëndron aty ku është edhe niveli i mjekësisë në përgjithësi por falë asaj që tentimi i Shoqatës tonë është që të ngritet ky nivel, ne besojmë se kemi bërë diçka pozitive për dentistët e Maqedonisë” deklaroi ai.

Ndryshe, Kongresi ndërkombëtare Stomatologjia sot të cilin e organizon Shoqëria Stomatologjike Shqiptare mbahet me datë 15, 16 dhe 17 Qershor të vitit 2012 në Strugë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button