Aktvendim për personat e “mafisë së Frankfurtit”

Saktë në mesditë  sot do të shqiptohet aktvendimi për të akuzuarit e rastit “mafia e Frankfurtit”.

Rreth 30 persona në Gjykatën Themelore Shkup 1 do ta dëgjojnë vendimin për aktakuzën për shitje të heroinës në Vjenë dhe Frankfurt. Pjesa më e madhe e të akuzuarve janë nga Shkupi dhe Velesi.

Grupi kriminel u shkatërrua në fund të vitit 2010 në bashkëpunim mes policisë maqedonase dhe asaj austriake.

Javën e kaluar në Gjykatë janë dhënë fjalët përfundimtare në mungesë të të akuzuarit të parë i cili për herë të dytë tentoi të vetëvritet. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button