Trajneri argjentinas, Sampaoli: U kërkoj falje tifozëve

 Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, pas debaklit të mbrëmshëm të të përzgjedhurve të tij në raundin e dytë të Grupit “D” të Kampionatit Botëror “Rusi 2018” që përjetuan nga kombëtarja e Kroacisë, iu lut tifozëve për falje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas dy raundeve argjentinasit kanë vetëm një pikë, ndërsa kualifikimi për në raundin e ardhshëm të Botërorit është vënë në pikëpyetje të madhe, edhe pse u kanë mbetur vetëm gjasa teorike të cilat varen nga ndeshjet tjera në grup.

“Nuk e di a ndjej turp, mirëpo definitivisht ndjej dhimbje. Për një kohë jam trajner dhe kam kaluar përvoja të tilla, por është shumë e dhimbshme kur mbani fanellën e vendit tuaj. Në ndeshjen e fundit duhet të luftojmë, të japim gjithçka nga vetja, sepse me të vërtetë nuk kemi tjetër alternativë. Dhimbja mbetet pasi nuk jemi në nivelin të cilin e pret nga ne populli argjentinas”, ka thënë Sampaoli për faqen zyrtare të internetetit të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA).

“U lutem tifozëve për falje, posaçërisht atyre që bënë një rrugë të gjatë për ta ndjekur ndeshjen e Argjentinës. Unë jam përgjegjës për këtë rezultat. Besoj se kam bërë më të mirën që mundem, por thjesht nuk munda të gjeja mënyrën që t’u jap atë që dëshironi”, tha Sampaoli.

Ndeshja tjetër e raundit të dytë në grupin “D” ndërmjet Nigerisë dhe Islandës do të luhet sot me fillim në ora 17:00 në Volgograd.

Në grupin “D” kryeson Kroacia me 6 pikë, Islanda ka një pikë dhe dy ndeshje më pak. Argjentina ka një pikë, ndërsa Nigeria nuk ka asnjë pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button