Ish-drejtoresha e onkologjisë fitoi padi penale

Kundër ish-drejtoreshës së Klinikës për radioterapi dhe onkologji, Simonida Cërvenkova  është ngritur padi penale për shkak të dyshimit për kryerje të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autoritetit”, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

MPB-ja  informoi se Cërvenkova, në pozitë të drejtoreshës së Klinikës universitare për radioterapi dhe onkologji, gjatë vitit 2011, duke e shfrytëzuar pozitën e saj zyrtare në kundërshtim me dispozitat e marrëveshjes për furnizim të barnave, si dhe me rangimin e barnave në specifikimin për furnizim, të cilat sipas sasisë dhe efektit të  tyre nuk kanë qenë në listen pozitive të Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë, i ka shkaktuar dëm fondit, edhe atë në shumë prej 104.000 euro, ndërsa Klinikës universitare I ka shkaktuar dëm prej 247.000 euro.

Ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov i ka shkarkuar drejtorin medicinal dhe atë ekonomik të Klinikës për radioterapi dhe onkologji, Cërvenkova dhe Aneta Kostovska në shkurt të këtij viti, pasi që, siç u tha, kanë bërë rezerva të barnave të shtrenjta, edhe pse kanë  mundur t’i blejnë për 24 herë më lirë.  /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button