Tetovë, incident në rrugën e Gajres, një i lënduar

Sot rreth orës 9.30 minuta në rrugën për në fshatin Gajre të Tetovës vozitësi i veturës së tipit Tico, deri më tani për shkaqe të panjohura ka humbur kontrollin ndaj automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Sipas policisë, M.K 41 vjeçar  nga fshati Brodec ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin klinik të Tetovës.  

Djali i tij 15 vjeçar dhe bashkudhëtari tjetër kanë kaluar pa lëndime trupore. Policia e cila ka dyshuar se shkaku i incidentit mund të jetë shpejtësia e pakontrolluar, është duke hetuar ngjarjen./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button