Kur kërcasin karrigat?

Propozoj me e shpërnda parlamentin! Edhe votimet të mos mbahen me kutija, por të jenë elektronike.Me llajk-a.Like,like,like! Kandidatët  të cilët fitojnë më së shumti “like” shpallen deputet.Me këtë do të fitonin të drejtën që ta kenë kolumnën e tyre të javës në gazetat zyrtare të partive. Ato të jenë literaturë e obligueshme për anëtarët e partisë.

Çdo parti të jetë e obliguar me ligj të ketë gazetën e vet zyrtare. E jo të korruptojë mediat e lira. Çdo anëtarë partie të jetë i obliguar të blejë gazetën e vet. Partitë të obligohen të kenë edhe faqen zyrtare në facebook.Anëtarët e partisë obligohen me ua ba like të gjitha postimeve ku lavdohet shefi.Për dallim nga anëtarët,simpatizantët obligohen që nga tri herë me ba “like” në shkrimet kolumnistve zyrtarë, Edhe me ba koment me pak fjalë: ”O ju jeni ma të mirtë në botë.Ma të meqmit,ma të pasunit…as Rokfeleri s’o si ju!

Anëtarët s’kan çka me komentue me ndonjë kreativitet të veçantë. Mjafton me thanë:”Qashtu o”! Mediat e pavarua të mbyllen.Kolumnistët e pavarur, të varen! Ata po na e prishin idilën,po na shesin moral. 

Pas një afati provizor,mundet me u shpallë pavarësia edhe prej facebook-u e me kalue krejt në Twiter.Kështu,prej rrjeti në rrjet,kjo të jetë bota jonë reale,ambienti ku zhvillohet krejt ngjarja publike.

Ky është një propozim futurist. Është edhe shaka pak.Gjithsesi, prekne kokën me gisht!Eshtë në pyetje vullneti i juaj,vota e juaj.Simboli i (pa)fuqisë qytetare.Parlamenti,ky simbol i (pa) fuqisë tuaj! Mos mendoni që nuk e kishin pranue.Veq me ua dërgue rrogën rregullisht në konto.Edhe aplikimin për tender me ba online. E sa për popull, mos kini marak.Ne si të këthehemi prej pune o futboll, o seriale ,o në facebook.Me dalë në lokale,duhen pare.Pare s’ka!Ata që sjan në punë,njejt!Veq me orar më të zgjatur.Tjetër alternativë nuk ka.Qeverisja duke vrapuar pas njohjeve po e humbë njohjen në shtëpi të vet.

Veq karrigen mos me ua prekë.Politikanët vështirë se prekun në tokë pa ua hjekë karrigen.E karrigat,janë instrument politik i dorës së parë.Ato nganjëherë edhe keqpërdoren si armë të ftohta,për t’ u shëndërruar kështu edhe në simbol të luftës së ftohtë në vend.
Kur kërcasin karrigat, atëherë po… është ngjarje. Është lajm.

Kur jemi te karrigat! Përse kërcasin karrigat aty ku duhet të kërcas dialogu? A rrezikon një reprizë me një kuvend karrigash? Por… te partia tjetër! Pikërisht te partia e cila është përfolë si e dyshuar për nxitje konfliktesh të brendshme në partitë tjera! Sidomos për kuvendin e karrigeve të LDK! Mbase kjo në PDK nuk mund të  ndodhë? Sepse karriget aty nuk konsiderohen mjete të shprehjes politike. Ndoshta kallashat? Burrat nuk gjuhen me karriga! Pastaj do të quhej  kuvend kallashash?

Pse të bëhet vonë, edhe nëse kërcasin kallashat, apo karrigat, mund të më thotë ndonjë “dezhurni” mediash, nga ata që janë të rreshtuar politikisht dhe mediumin e shfrytëzojnë si folëtore publike. A mos po të dhimbsen a? Nga ata që shpesh gëzohen kur njerëzit bien dhe ngritjen e të tjerëve e përjetojnë si fitore të tyre, personale. Ka edhe nga ata që thjesht, nuk kuptojnë përse nuk gëzohesh kur i ngordhë lopa fqiut.

Por, kjo nuk është analizë me pretendime shkencore! Megjithëse kjo puna e karrigeve po përfolet.Eshtë bërë dhe po bëhet gjithnjë e më aktuale.Eshtë dukuri që u ndodhë partive më të mëdha,të cilat nuk kan vizion integrues.Kështu ndodhë kur ndahet plaçka.Kjo u ndodhë atyre që kanë fuqi përmes pushtetit me i bërë njerëzit të pasur brenda nate dhe me ja nxi jetën tjetrit po aq shpejt!Prandaj çështja e të qenurit në organe të partisë është çështje jete a vdekje për ata që nuk dijnë me ba asgjë tjetër, pos politikës.

Në fakt, karriga u bë simbol lufërash në kuvendin e LDK. Çasja përjashtuese ,në kuvendin e LDK, e cila synonte “pastrim” nga kundërshtarët, shënoi fillimin e fundit të sundimit të një partie e cila ishte formuar mbi një frymë pajtuese dhe integruese.Në fakt,LDK-ja e krijuar nga një grup intelektualësh ishte një ofertë qytetare e cila e krijonte një kulm për të gjitha rrymat që synonin një shtet të Kosovës dhe një shkëputje nga Serbia.Me këtë filozofi çdo herë fitoi votat qytetare.
E keni vërejtur se te ne partitë e mëdha kanë formën e lëvizjeve.

Betejat politike bëhen me simbole dhe flamuj,për individ jo për çështje konkrete.
Rrallëherë diskutohet për gjëra esenciale, sepse aty nuk ka shumë dallime.
Dallimet janë veq në atë se kush do të përfitojë. Për këtë bëhet lufta.
Kur jemi te idetë për pastrime të radhëve, ato nuk mund të bëhen pa fushata.Pa shpallur dhe denigruar armiqtë!Armiqtë e udhëheqësit të madh dhe të pagabueshëm.

Pyetja se a janë fajtorë të përjashtuarit apo përjashtuesit, kjo është mbase më tepër akademike sesa politike.Te kuvendi i LDK për shembull, gabimi politik ishte krejtësisht i dukshëm.Gjithsesi,pushteti i fituar me një votë krejt të ngushtë  dhe përjashtimi i “pakicës” nga organet drejtuese përmes një ndarje joproporcionale të fuqisë, kishte tërbuar delegatët e injoruar.Duke qenë se konflikti ka qenë i paralajmëruar, armët e vetme dolën të jenë karrigat.Kështu ato u bënë simbol.Pjesë e identitetit të sajë, të cilin ia kujtojnë me këmbëngulje kundërshtarët!

Nëpër grupe të ndryshme ka qërime hesapesh,siç ka edhe në mes të grupeve.Organizatat të cilat kanë mundësi të përdorin buxhetin apo votën për pasurimin e tyre ,sidomos të krerëve të vet,nuk e dorëzojnë gati asnjëherë vullnetarisht pushtetin,sepse kjo don të thotë konflikt,don të thotë marrje në përgjegjësi,prandaj shpesh i krijojnë krizat dhe jetojnë me krizat derisa të munden. Derisa qytetarët të këndellen.

Varet shumë prej liderit dhe udhëheqjes se si do të e menaxhoj ndryshimin e domosdoshëm, apo se si do të menaxhojë një krizë. Mbi këtë bazë krijohe ose bien liderët zakonisht.Mbi këtë bazë ndërtohet identiteti,vizioni apo kaosi.

Ndoshta ju duket propozimi nga kreu i shkrimit,paksa futurist!Gjithsesi,është një shaka.Vet vlerësoheni sasinë e kripës në këtë shaka. Por, mos e hudhni posht aq lehtë.Fundja,mos pak hajgare i kemi shqyrtue me seriozitetin më të madh sikur të ishin gjeniale?Ju duket parlamenti organ më serioz sesa facebook-u?Ju duket m[ i sigurtë votimi me kuti?
Mendoni! Mendoni! Mendoni!
Veç kah karrigat mos i prekni.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button