Shtyhet gjykimi për “Titanik 3” sepse Ejup Alimi ishte në Kuvend

Në Gjykatën Penale në Shkup është shtyrë gjykimi për rastin “Titanik 3” të Prokurorisë Speciale Publike për shkak se i akuzuari Ejup Alimi e kishte patjetër të jetë i pranishëm në Kuvend ku u shqyrtua nënshkrimi i marrëveshjes me Greqinë në lidhje me kontestin e emrit, transmeton Portalb.mk.

Për mungesën e tij reaguan nga Prokuroria Speciale Publike ku thonë se ai asnjëherë nuk dorëzon dëshmi me shkrim për kërkesat për shtyrjen e seancave.

Seanca e radhës është shtyrë për më 28 qershor.

Ndryshe, deputeti Ejup Alimi bashkë me Ismet Gurin, i cili në zgjedhjet lokale të vitit 2013 ka qenë sekretar i Komisionit Komunal Zgjedhor në Komunën e Çairit, akuzohen për shkatërrim të materialit zgjedhor. Sipas akuzës, Alimi dhe Guri kanë përmirësuar rezultatet nga votimi në zgjedhje.

Akuzën e plotë të rastit mund ta lexoni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button