Së shpejti nis rruga Shëngjin-Velipojë, Rama: Rrit ekonominë
![](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2018/06/F7C010B5-3A35-47CC-A0C9-80C3AFF1575D.jpeg?fit=1149%2C681&ssl=1)
Kryeministri Edi Rama e nisur ditën duke prezantuar një tjetër projekt që do nisë së shpejti. Këtë herë Rama ka treguar projektin e rrugës Shëngjin-Velipojë, transmeton Gazeta Shqip.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të projektit të rrugës së shumëpritur turistike prej dekadash, Shëngjin-Velipojë, një aks panoramik që shkurton më shumë se një orë lidhjen mes tyre, hap perspektivën e zhvillimit të turizmit elitar, rrit ekonominë e punësimin në krejt zonën, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.