Chiellini: Mund të fitojmë ndaj Spanjës

Giorgio Chiellini theksoi se Italia mund të mposhtë Spanjën në ndeshjen e parë të grupit C që do të luhet të dielën në orën 18:00, në Gdansk të Polonisë. 

“Jemi të motivuar dhe besoj se mund të fitojmë këtë ndeshje. Nuk do të presim në mbrojtje për të dalë më pas në kudnërsulm. Do të respektojmë kundërshtarin dhe do të mundohemi të luajmë një futboll të mirë”, deklaroi qendërmbrojtësi i “axurrëve”.

“Kampionatet europiane janë shumë të shkurtra dhe për këtë arsye çdo ndeshje është e rëndësishme, por sidomos ndeshja e parë. Ne luajmë kundër Spanjës që ka fituar gjithçka këto katër vitet e fundit dhe lojtarët e së cilës luajnë me sy mbyllur me njëri-tjetrin. Gjithsesi, ne do të mundohemi të bëjmë lojën tonë”, shtoi futbollisti i Juventus.

Në fund theksoi se e rëndësishme është që lojtarët italianë të kenë dëshirë për të ndihmuar njëri-tjetrin në fushën e lojës./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button